Mbrojtja Civile në fokus, Forcat e Armatosura rrisin koordinimin me institucionet

Publikuar me datë:

📍 Në kuadër të angazhimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e mbrojtjes civile, u zhvillua një takim pune me fokus koordinimin e veprimeve dhe rritjen e efektivitetit të strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave civile.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe strukturave të tjera të përfshira në sistemin e mbrojtjes civile.

Gjatë diskutimeve u theksuan:

• Rritja e efektivitetit operacional në situata emergjente;

• Forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe përmirësimi i kapaciteteve logjistike dhe burimeve njerëzore;

• Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të komunitetit;

• Nxitja e rekrutimit të të rinjve dhe promovimi i mundësive të karrierës në Forcat e Armatosura;

• Zhvillimi i sistemit të forcave rezerviste, në përputhje me standardet e NATO-s.

Takimi evidentoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe të investimit të vazhdueshëm në kapacitetet njerëzore e logjistike, si elementë kyç për garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...