Mbi 51 mijë hektarë të përfshirë në projekt, Malësia e Madhe shpallet zonë prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore

Publikuar me datë:

Në një vendim të miratuar nga qeveria, Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë statusin e zonës me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, si pjesë e implementimit të ligjit “Për paketën e maleve”.

Vendimi, i nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama, identifikon 10 zona prioritare në Malësinë e Madhe, duke mbuluar një sipërfaqe totale prej rreth 51,586 hektarësh, ku do të inkurajohen investimet dhe zhvillimi ekonomik.

Zona e parë deri në të tetën përfshin fshatrat Rapshë, Brojë, Kastrat, Bratosh, Vrith, Vajush, Reç dhe Rrepisht, të cilat së bashku shtrihen në 19,203 hektarë.

Zona e nëntë përfshin qytetin e Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, që shtrihen në 2,769 hektarë.

Po ashtu, zona e dhjetë përfshin destinacionet alpine Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë e njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, me sipërfaqen më të madhe prej 29,614 hektarësh.

Sipas këtij vendimi, në këto territore do të promovohen aktivitete të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik, me qëllimin për të nxitur investimet dhe për të rigjallëruar ekonominë lokale në zonat malore të Malësisë së Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Londër/ Përplasen trenat, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Një tragjedi ka ndodhur në Bedford, Mbretëria e Bashkuar,...

Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi me Alegrin

Në një intervistë të fundit, ish-drejtori sportiv i Milan-it,...

Basir Çollaku: Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Me një frymëmarrje të dendësuar ligsht, me një fjalë...