Mbi 2 milionë mina, tunele sekrete dhe ushtarë me armë në gatishmëri! Brenda kufirit më të rrezikshëm në botë

Mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shtrihet një zonë ku paqja nuk është nënshkruar kurrë. Zona e Demilitarizuar Koreane (DMZ), pavarësisht emrit, është një nga kufijtë më të militarizuar në botë. E gjatë rreth 250 kilometra dhe e gjerë katër kilometra, ajo ndan dy shtetet që teknikisht ndodhen ende në gjendje lufte, pasi konflikti i vitit 1953 përfundoi vetëm me një armëpushim.

Mbi dy milionë mina, tela me gjemba, postblloqe ushtarake dhe roje të armatosura e bëjnë këtë zonë një nga pikat më të tensionuara të planetit.

Vizitorët mund të shohin nga afër territorin e Koresë së Veriut, fshatra propagandistike, tunele nëntokësore të zbuluara nga ushtria e Koresë së Jugut dhe gjurmë të Luftës Koreane, përfshirë një lokomotivë të mbuluar me mbi 1 mijë vrima plumbash.

Por pas këtij peizazhi ushtarak fshihen edhe histori njerëzore tronditëse. Një prej tyre është ajo e Yongnam (Ken) Ohm, i cili u arratis nga Koreja e Veriut në vitin 2010, duke kaluar një udhëtim të rrezikshëm drejt lirisë.

Ai rrëfen vështirësitë e jetës nën regjimin e Phenianit, krizën e urisë dhe arratisjen përmes Kinës dhe Laosit. Mes kujtimeve më tronditëse është historia e një nëne që, gjatë arratisjes, refuzoi të braktiste foshnjën e saj, pavarësisht rrezikut që i kanosej gjithë grupit.

DMZ mbetet kështu shumë më tepër se një vijë ndarëse mes dy vendeve: është dëshmia e një lufte që nuk përfundoi kurrë me një marrëveshje paqeje dhe e miliona njerëzve që vazhdojnë të jetojnë nën hijen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe