Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohet turisti holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur

Publikuar me datë:

Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme pasi mbetën të bllokuar në një zonë të vështirë të Kanioneve të Gjipesë, në Dhërmi.

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për situatën, u nis një operacion kërkim-shpëtimi nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”.

Operacioni zgjati rreth 4 orë dhe u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe errësirës. Forcat e shpëtimit arritën të lokalizojnë turistin dhe dy fëmijët, duke i nxjerrë nga zona pa lëndime.

Pas evakuimit, ata morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti holandez falënderoi ekipet e ndërhyrjes për ndihmën e dhënë, duke deklaruar se zona ku kishin mbetur të bllokuar ishte veçanërisht e rrezikshme gjatë natës.

Njoftimi i Policisë:

Dhërmi / Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, Reparti Special “Delta Forcë” shpëton turistin holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Në kushte të një terreni shumë të vështirë dhe në errësirë, pas rreth 4 orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Policisë nxorën pa lëndime turistin dhe dy fëmijët e tij.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”, mbrëmjen e djeshme përfunduan me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit për një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga shtetasi holandez se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy fëmijët e tij, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas rreth 4 orësh kërkime intensive, në kushte të errësirës dhe në një terren tepër të vështirë, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre në mënyrë të sigurt.

Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët e tij morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti holandez falënderoi shërbimet e Policisë së Shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit, duke u shprehur:

“Dua t’u them të gjithëve se sonte jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Policisë lokale, e cila na shpëtoi nga vendi ku kishim mbetur të bllokuar. Ishte një zonë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë natës. Këta tre efektivë janë heronj.”

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk...

Guatemalë/ Shpërthen vullkani, tre rajone në alarm nga llava, zhvendosen 1700 persona

Mbi 1,699 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë...