Maliq/ I rrëshqet makina dhe e zë poshtë, humb jetën 43-vjeçari

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte rroba nga bagazhi. Në këto momente, dyshohet se mjeti ka rrëshqitur.

43-vjeçari ka tentuar ta ndalojë automjetin nga pas, por dyshohet se ka përfunduar poshtë tij dhe është goditur rëndë.

Pavarësisht ndërhyrjes, 43-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës”, thuhet ne njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Horoskopi ditor, e Diel 27 Shtator 2026

Dite tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata...

Shtëpia e Bardhë përjashton CNN nga udhëtimi i Trump

Shtëpia e Bardhë ka ndaluar CNN të marrë pjesë...