Luis de la Fuente: Ky brez lojtarësh është një shembull për sportin spanjoll

Publikuar me datë:

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk e fshehu emocionin pas triumfit në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar skuadrën e tij një shembull për të gjithë sportin spanjoll.

"Jam shumë krenar. Ky brez futbollistësh është rritur duke besuar te kjo ide, duke i qëndruar besnik filozofisë sonë dhe duke dhënë gjithmonë maksimumin. Ata janë shembull i një ekipi, i një familjeje dhe i një grupi lojtarësh të jashtëzakonshëm. Për mua ka qenë një nder t’i shoqëroj në këtë rrugëtim", deklaroi De la Fuente.

Tekniku spanjoll pranoi se e kishte të vështirë të përshkruante emocionet e momentit.

"Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se si ndihem. E vetmja gjë që mund të them është se ia vlejti çdo sakrificë. Jam shumë i emocionuar, sidomos pasi e përjetova gjithçka nga prapaskena. Lojtarët më thanë: ‘Shef, i kemi fituar të gjitha’, dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Kjo gjeneratë është një shembull për sportin spanjoll dhe për të rinjtë. Kur jemi të bashkuar, jemi shumë më të fortë dhe askush nuk mbetet pas."

Duke komentuar finalen, De la Fuente theksoi se ekipi i tij do të kishte dashur ta mbyllte ndeshjen më herët, por hasi në rezistencën e portierit kundërshtar, Martinez.

"Do të kishim dashur ta fitonim ndeshjen shumë më shpejt, por pritjet e Martinezit na e vështirësuan punën. Krijuam raste dhe u përpoqëm vazhdimisht të shënonim, por nuk ia dolëm. Ishte një finale e Kupës së Botës dhe, edhe pse kundërshtari mbeti me dhjetë lojtarë në fund, na u desh të luftonim deri në sekondën e fundit. Ne dimë të vuajmë dhe ishim të përgatitur për çdo skenar", përfundoi trajneri i Spanjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...