Lirime nga detyra dhe emërime, Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

Publikuar me datë:

Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë të hënë, Presidenca bën me dije se Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të:

Donika Hoxha, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);

Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);

Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente).

Po ashtu, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:

Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);

Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);

Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);

Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);

Ermal Muça, në detyrën e Ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kryebashkiakja Memaj godet socialistët: Politikanë pa vizion

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin administrativo-territorial, duke kundërshtuar planin për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Në një reagim në rrjete sociale, Memaj e cilëson vendimin si të pajustifikuar dhe akuzon socialistët se po marrin vendime pa vizion për […]