Lezhë, besimtarët festojnë Kurban Bajramin me mesazhe për sakrificë dhe solidaritet

Publikuar me datë:

Besimtarët myslimanë në qytetin e Lezhës i janë bashkuar sot festimeve të Kurban Bajramit, një prej festave më të rëndësishme të besimit islam. Qindra besimtarë morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit, duke shkëmbyer urime për paqe, begati dhe mirësi në familjet e tyre.

Në mesazhin drejtuar komunitetit, Myftiu i Lezhës, Sadetin Kotrri, u ndal te domethënia shpirtërore e kësaj dite të shenjtë. Ai kujtoi sakrificën dhe bindjen e Profetit Ibrahim dhe djalit të tij, Ismailit, duke theksuar se Kurban Bajrami nuk simbolizon vetëm ritualin e kurbanit, por mbi të gjitha sakrificën, besimin dhe solidaritetin mes njerëzve.

Sipas tij, kjo festë është një thirrje për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke ruajtur harmoninë fetare dhe vlerat njerëzore që karakterizojnë qytetin e Lezhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...