Fluks i lartë në Morinë, qytetarët nga Kosova drejt Shqipërisë për Kurban Bajram

Publikuar me datë:

Menjëherë pas faljes së Namazit të Kurban Bajramit, një numër i madh qytetarësh nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar dhe për të kaluar disa ditë pushimi.

Kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të lëvizjes në pikën kufitare të Morinë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku gjatë minutave të fundit është regjistruar trafik i shtuar i udhëtarëve dhe automjeteve.

Autoritetet kufitare po punojnë për të përballuar fluksin e lartë të hyrjeve, duke zbatuar edhe marrëveshjen për lehtësimin e kontrolleve në këtë pikë kalimi.

Qytetarët nga Kosova kanë përcjellë urime për Kurban Bajramin për besimtarët myslimanë në të gjitha trojet shqiptare, duke theksuar se udhëtimi i tyre lidhet jo vetëm me festën, por edhe me vizitat familjare dhe pushimet disa ditore në zonat turistike të Shqipërisë.

Shumë prej tyre thonë se tashmë është kthyer në traditë që festat fetare t’i kalojnë mes familjarëve, duke shfrytëzuar njëkohësisht mundësinë për pushime në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...