Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për “Diellën”.

Siç raportohet trupa gjykuese është tërhequr për vendimin, që pritet të jepet në në një datë që do të caktohet në vijim.

PD pretendon se presidenti, me dekretin e tij, ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën në lidhje me parashikimet për kushtet dhe cilësitë që duhet të përmbushë një person i emëruar ministër.

Sipas ankimit, me këtë dekret presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar kryeministrit një përgjegjësi të re.

Në argumentimin e tyre, deputetët e PD theksojnë se Kushtetuta nuk i njeh presidentit kompetencën për t’i ngarkuar kryeministrit detyra të reja, duke shtuar se një përgjegjësi e tillë mund të vendoset vetëm nga Kuvendi përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, Kuvendi dhe Presidenca, që mbajnë të njëjtin qëndrim në këtë proces, kërkojnë që ankimi i PD të mos konsiderohet objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, por të trajtohet nga Gjykata Administrative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...