“Kush më është vënë pas, pas do më ketë”/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama: Nuk pranoj sharlatanë apo hipokritë të më thonë se si bëhet Shqipëria

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria.

Në një deklaratë nw podcasting “Flasim”, Rama tha se jo të gjithë pjesëmarrësit në protesta kanë të njëjtat arsye, duke përmendur ndikimin e rrjeteve sociale, “impulseve nacionaliste” dhe “manipulimeve” si faktorë që, sipas tij, ndikojnë në mobilizimin e qytetarëve.

“Unë dua ta them shumë qartë dhe drejtpërdrejtë, kjo është protesta që mua më intereson, që më zemëron po ashtu që më motivon të vijoj luftë time,. Nuk më zemër protesta e sikureve apo shtirjeve, ajo më neverit, kjo më zemëron, nëse nuk do të isha në vendin tënd i dashur Amos, do të isha edhe vetë në protestë.
E ndjej zemërimin tënd. Jo çdo kush është në protestë për të njëjtën arsye. Ka nga ata që nuk i çon aty like, influencer, impulset e verbra nacionaliste , manipulimet apo misionet për të manipuluar të tjerët, por një hall që kthehen në zemërim e që më pas shpërthen.
Çdo mesazh që më vjen në telefon unë e ndjek. Ata që më janë vënë pas do të më gjejnë pas, në aspektin e debatit. Nuk pranon çdo sharlatan apo njeri të futur nga të tjerë, apo hipokritë që i kam parë në punë të marrin mikrofonin e të më thonë se si bëhet Shqipëria, këtë nuk e pranoj”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...