Demokratët Europianë “shuplakë” Ramës: Evropa s’është dekor për fjalime, por institucione të pastra dhe udhëheqës të përgjegjshëm

Publikuar me datë:

“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.”

Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen e “Demokratëve Europianë”, të cilët në një postim në rrjetet sociale kanë kritikuar qeverinë lidhur me mënyrën se si trajtohet procesi i integrimit në BE, duke theksuar se Evropa nuk përfaqëson vetëm simbole politike apo retorikë publike.

Sipas tyre, kur këto standarde nuk respektohen, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë ndryshim dhe rikthim të institucioneve në funksion të ligjit dhe transparencës.

“Në ditën e dhjetë të protestave, sheshet e Shqipërisë bënë më shumë sesa thjesht bërtitën: ata shpjeguan. Një pankartë na bëri përshtypje: “Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Pikërisht. Evropa nuk është dekor për fjalime apo sfond për pushtet. Janë media të lira, institucione të pastra, udhëheqës të përgjegjshëm, gjykata që i përgjigjen ligjit, jo pallateve. Kur një qeveri e trajton atë standard si teatër, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e skenës”, thuhet në postim.

View this post on Instagram

 
A post shared by European Democratic Party (@europeandemocrats)

A post shared by European Democratic Party (@europeandemocrats)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related