Kurtulaj ngre alarmin për arkivat: Shkatërrimi i dokumenteve sjell humbje të parikuperueshme

Gazetari Musa Kurtulaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dëmtimet dhe dhunën e shfaqur gjatë protestave të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij për sigurinë e dokumenteve arkivore. Ai tërheq vëmendjen se çdo shkatërrim apo djegie e këtyre dokumenteve përbën një humbje të pakthyeshme për trashëgiminë kombëtare.

Sipas Kurtulajt, raportimet që flasin për djegien e dokumentacionit në disa zyra të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, si dhe dëmet e shkaktuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, janë alarmante për ruajtjen e pasurive historike.

Gazetari ndalet në mënyrë të veçantë te ngjarjet në Shkodër, ku gjatë protestës janë dëmtuar xhamat në katin e parë të Bashkisë. Ai thekson se aty ndodhen zyrat e gjendjes civile si dhe regjistra arkivorë me vlera të mëdha historike, të cilët mbajnë të shënuar historinë për afro 200 vjet dhe janë plotësisht të pazëvendësueshëm.

Musa Kurtulaj u bën apel të gjithë aktorëve të ruajnë dhe të mbrojnë këto dokumente të rëndësishme, duke theksuar se origjinalet e dëmtuara nuk mund të zëvendësohen. Ai rikujton se arkivat përbëjnë dëshmi të historisë së shtetit shqiptar dhe mbrojtja e tyre është një detyrim i çdo brezi, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe