Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe anëtares së këtij forumi, Ilirjana Kuçana.
Përplasja ka nisur pas përfundimit të prezantimit të propozimeve nga Berisha për ekipin drejtues të partisë, kur Kuçana ka kërkuar që të marrë fjalën për të paraqitur një rezolutë kundërshtuese ndaj listës së propozuar nga kryedemokrati.
Kuçana iu drejtua Berishës duke i thënë se do bëjë përsëri sekretar të Përgjithshëm Flamur Nokën, duke pretenduar se po shkelet statuti.
Ajo shtoi se ka paraqitur dhe një rezolutë kundërshtuese që nuk i është marrë parasysh, ndërsa Berisha iu përgjigj se duhet të veprojnë sipas rendit të ditës..
Pjesë nga debati:
Ilirjana Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës.
Kryetarja e Këshillit: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës.
Sali Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë, do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.
Ilirjana Kuçanaj: Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra…. Të rikandidojmë Flamur Nokën Sekretar të përgjithshëm.
Debati është zhvilluar gjatë mbledhjes ku pritet të diskutohen dhe miratohen ndryshimet për strukturën drejtuese të Partisë Demokratike.

