Kthjellime e vranësira më 15 gusht, reshje shiu në disa zona! Ja si do të jenë temperaturat

Publikuar me datë:

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug.

Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrje

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lugun...

Kursi i këmbimit, 15 gusht 2026

Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet për 79.5...

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 15 Gusht 2026

Do jete një dite shume e thjeshte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ju ece me se miri dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe pa dashje do refuzojnë disa mundësi te mira. Ne planin financiar do ju lindin plot vështirësi […]