Kryetari i KMSH-së: Kurban Bajrami është festa e zemrës së pastër dhe e solidaritetit njerëzor

Publikuar me datë:

Kryetari i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie, solidariteti dhe afrimi me Zotin.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qindra mijëra besimtarë morën pjesë në faljen e namazit, ai e cilësoi Kurban Bajramin si një nga ditët më të bekuara për myslimanët, një festë që simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj Zotit, duke sjellë në vëmendje shembullin e Profetit Ibrahim (a.s.) dhe besimin e tij të palëkundur.

“Kurban është festa e zemrës së pastër. Është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, nga urrejtja, nga padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh ai.

Kreu i KMSH-së theksoi gjithashtu rëndësinë e solidaritetit njerëzor dhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë, duke apeluar që gjatë kësaj feste të mos harrohen të varfrit, të moshuarit, jetimët dhe njerëzit që përballen me vështirësi ekonomike apo shëndetësore.

“Vlera e kësaj feste nuk matet me atë që kemi në tryezë, por me atë që kemi në zemër”, theksoi ai, ndërsa nënvizoi se një vizitë tek prindërit, një fjalë e mirë apo një dorë e shtrirë për nevojtarët janë vlera që forcojnë shoqërinë dhe lidhjet njerëzore.

Në mesazhin e tij, ai ndaloi edhe tek rëndësia e harmonisë fetare në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një pasuri të rrallë kombëtare që duhet ruajtur me krenari.

 “Në këtë vend, kambanat dhe ezani kanë jetuar pranë njëri-tjetrit si zëra paqeje. Kjo është kulturë, qytetërim dhe amaneti i të parëve tanë”, u shpreh ai.

Kryetari i KMSH-së foli edhe për sfidat me të cilat përballet bota sot, si luftërat, varfëria dhe kriza shpirtërore, duke theksuar se besimtari duhet të mbetet gjithmonë njeri i shpresës, i paqes dhe i mirësisë.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai uroi që Kurban Bajrami të sjellë më shumë dashuri, mirësi dhe besim tek Zoti, ndërsa përcolli një urim të veçantë edhe për haxhinjtë shqiptarë që ndodhen në Mekë dhe Medinë për kryerjen e Haxhit.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju dhe mbi familjet tuaja”, përfundoi urimi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]