Kryetari i Forumit, PD Shkodër denoncon: Aromë mbytëse dhe mbeturina në kulmin e sezonit turistik në Velipojë

Publikuar me datë:

Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike në Shkodër ka denoncuar gjendjen e pastërtisë në plazhin e Velipojës, duke publikuar pamje dhe akuza ndaj Bashkisë Shkodër për mungesë mirëmbajtjeje në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tij, në qendër të Velipojës ka kontenierë të tejmbushur me mbeturina, trotuare të papastruara dhe një aromë të rëndë që vjen nga mbetjet e grumbulluara pranë kontenierëve, të cilët, sipas denoncimit, nuk lahen dhe nuk dezinfektohen.

Në reagimin e tij, ai shprehet se situata është shqetësuese pikërisht në zonën qendrore të plazhit, ndërsa ngre pikëpyetje se si paraqitet gjendja në pjesët e tjera të Velipojës.

Kryetari i Forumit të PD Shkodër akuzon Bashkinë Shkodër se nuk po i kushton vëmendjen e duhur një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit, duke e shoqëruar reagimin me hashtagun #BASHKIA_QË_NUK_DUAM.

Postimi i plotë:

AROMË MBYTËSE NË PLAZHIN E VELIPOJËS.

Kontenier të tejmbushur me mbeturina, trotuare të papastruara dhe një aromë mbytëse që vjen nga mbetjet e kontenierëve në tokë që nuk lahen e as dezinfektohen asnjëherë.

Këto pamje janë në qëndër të Velipojës, imagjinoni pak si është në zonat e tjera.

Jemi pothuajse në kulmin e sezonit turistik në Velipojë, por Bashkia Shkodër duket se nuk e ka aspak prioritet mirëmbajtjen dhe pastërtinë e një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit.

#BASHKIA_QË_NUK_DUAM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ 100 të infektuar në kroçere, dyshohet për norovirus

Një shpërthim i dyshuar i norovirusit ka prekur mbi...

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burgim në rigjykim për krime lufte në Kosovë

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten Ekrem...

Arrestohet në Dhërmi, Granit Pepnika, zhvati 50 mln € me Call Center-at

Granit Pepnikaj, i konsideruar si lider i rrjetit të...

Skandal/ Mazniku u kërkon qytetarëve të hapin adresa fallco për të mbështetur Ramën

Arbjan Mazniku, ish-numri dy i Bashkisë së Tiranës dhe...