Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë vijuar edhe këtë vit me traditën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një fotografi ku ai shihet teksa dhuron gjak. Përkrah imazhit, ai shkruan: “Kryeministria, si çdo vit, për nismën e dhurimit të gjakut”.
Kreu i qeverisë u ka bërë apel qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë me dhurimin e gjakut, duke theksuar se ky gjest është jetik për shpëtimin e personave në nevojë.

