Haiti/ 5,700 njerëz janë vrarë ose plagosur në dhunën e bandave këtë vit

Publikuar me datë:

Të paktën 5,700 persona janë vrarë ose lënduar në Haiti që nga fillimi i këtij viti, sipas deklaratës së bërë sot nga komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

“Nga 1 janari deri më 11 shtator, zyra ime dokumentoi të paktën 5,700 persona të vrarë ose të plagosur nga bandat ose gjatë operacioneve kundër tyre. Bandat gjithashtu kanë rrëmbyer më shumë se 230 persona dhe kanë përdhunuar më shumë se 1,000 gra dhe vajza”, tha Volker Turk gjatë një fjalimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Ai gjithashtu theksoi se shifrat reale “ka të ngjarë të jenë shumë më të larta”.

Haiti, i cili konsiderohet shteti më i varfër në Amerikë, ka qenë prej kohësh i përfshirë në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë. Vitet e fundit, situata është përkeqësuar ndjeshëm, me rritje të vrasjeve, rrëmbimeve, përdhunimeve dhe rekrutimit të të miturve nga bandat kriminale.

Sipas Turk, “Pavarësisht disa sukseseve në kufizimin e aktiviteteve të tyre në zona të caktuara të kryeqytetit Port-au-Prince, bandat vazhdojnë të përhapen dhe të rishfaqen në zona të reja”, duke përfshirë kryesisht rajonet perëndimore dhe juglindore të vendit.

Ai po ashtu adresoi shqetësime për “përdorim të tepërt dhe joproporcional të forcës” nga autoritetet e rendit, si dhe për “ekzekutime jashtëgjyqësore” që janë kryer nga të ashtuquajturat organizata për vetëmbrojtje. Sipas të dhënave të tij, këto grupe kanë vrarë ose plagosur rreth 280 persona që nga janari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump: Evropa ka rënë dakord të lirojë rezerva të mëdha nafte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Evropa ka pranuar të lëshojë një pjesë të rezervave të saj të naftës “menjëherë”, ndërkohë që ai dhe Partia Republikane përballen me trysni për të zbutur rritjen e çmimeve pak para zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin. Duke bërë njoftimin në rrjetet sociale, Trump nuk dha detaje […]

Shkarkohet kryeprokurori i Speciales në Kosovë

Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, është shkarkuar sot...