Krujë/ Me çekiç në duar tentoi të vidhte një market, arrestohet 14-vjeçari

Publikuar me datë:

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak orësh autorin e dyshuar të tentativës për vjedhje në një market në pedonalen e qytetit, ngjarje e cila u filmua dhe u publikua edhe në rrjetet sociale.

Sipas policisë, autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili dyshohet se theu xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen e subjektit. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan çekiçi i përdorur në ngjarje, si edhe veshjet që i mituri mbante në momentin e tentativës.

Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosova depoziton kallëzim penal ndaj ministres serbe

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të...

Ukraina zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri të vendit

Parlamenti i Ukrainës ka zgjedhur të enjten Serhii Koretskyi,...