Kriza te Laburistët në Britani pas humbjes në zgjedhje, skenarët për zëvendësimin e Starmer

Publikuar me datë:

Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me presion në rritje brenda Partisë Laburiste, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet lokale të javës së kaluar.

Dhjetëra deputetë laburistë kanë kërkuar largimin e Starmer nga drejtimi i partisë dhe qeverisë, ndërsa disa zv.ministra kanë dhënë dorëheqjen, duke shtuar zërat për një krizë të brendshme politike në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, Starmer deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet dhe synon të vazhdojë drejtimin e qeverisë.

Situata ka sjellë krahasime me rrëzimin e ish-kryeministrit Boris Johnson në vitin 2022, kur dorëheqjet masive të ministrave e detyruan të largohej nga pushteti.

Sipas mediave britanike, mënyra më e lehtë për ndryshim do të ishte dorëheqja vullnetare e Starmer, çka do të hapte garën për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Laburiste.

Nëse kjo ndodh, një kryeministër i përkohshëm mund të zgjidhet deri në përfundimin e garës së brendshme. Mes emrave të përfolur është edhe ministri i Jashtëm David Lammy.

Ndërkohë, nëse Starmer refuzon të largohet, ai mund të përballet me një sfidë të drejtpërdrejtë nga deputetët e partisë së tij.

Mes emrave që përfliten si pasues të mundshëm janë ministri i Shëndetësisë Wes Streeting, ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner dhe kryebashkiaku i Manchesterit të Madh Andy Burnham.

Sistemi politik britanik lejon ndryshimin e liderit të partisë në pushtet pa pasur nevojë për zgjedhje të përgjithshme, edhe pse mandati parlamentar zgjat deri në vitin 2029.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...