Kosovë/ Konfiskohen 1 milion euro pasuri e një çifti, aksion në bashkëpunim me Europol

Publikuar me datë:

Policia e Kosovës ka konfiskuar asete me një vlerë prej një milioni eurosh, duke vepruar nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.

Ky operacion, i realizuar në bashkëpunim me autoritetet nga Italia dhe Franca, është koordinuar nga Europol dhe Eurojust, duke u përqëndruar në hetimin e pastrimit të parave.

Sipas Policisë, informacionet e marra nga Italja ndihmuan në identifikimin e llogarive bankare, pronave të paluajtshme, automjeteve luksoze, si dhe interesa të biznesit të një çifti shqiptar nga Kosova që jeton në Itali.

Çifti, që tani është nën hetim penal, ishte arrestuar në Francë në shtator të vitit 2025, pasi autoritetet zbuluan më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura në ndarje të modifikuara brenda dy automjeteve.

Hetimet kanë treguar se paratë e gatshme konvertoheshin në ar për të maskuar origjinën e tyre të paligjshme dhe për të lehtësuar transportin ndërkufitar të pasurisë kriminale, sidomos drejt Kosovës, Turqisë dhe Marokut.

Operacioni u zhvillua më 30 qershor në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sudan/ 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit

Një ngjarje tragjike ndodhi të hënën në veriun e...

Senatorja paraguajane sulmon në mënyrë raciste Mbappén

Një skandal i madh ka shpërthyer pas ndeshjes mes...

Aktivisti rrëfen dhunën policore: “Jam gangster i gangsterëve, të mbyll gojën me ngjitëse”

Aktivisti Arbër Lleshi, ka rrëfyer dhunën policore pas protestët...

Barazim në pjesën e parë, Portugalinë e ndal vetëm shtylla

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë...