“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

Publikuar me datë:

Java e parë e korrikut do të sjellë ulje graduale të temperaturave dhe ndryshim të kushteve atmosferike, megjithëse dita e sotme mbetet shumë e nxehtë. Kështu u shpreh meteorologia Tanja Porja, e cila paralajmëroi se pasdite deri në fundjavë priten edhe rrebeshe shiu në disa zona të vendit, ndërsa sot termometri do të shënojë deri në 41 gradë Celsius.

“Diell dhe rrebeshe pasdite por termometri maksimal do të shënojë sot 41 gradë. Gjysma jugore do të jetë më e freskët. Nga nesër dhe në vijim ndihet rënie e vlerave termike por maksimumi do të jetë 39 gradë celsius nga e enjtja freskohet ndjeshëm duke shënuar 35 gradë celsius maksimumi nga e premtja deri të dielën. Java e parë e korrikut sjell freskim të kushteve të motit. Pasdite presim rrebeshe. Në tiranë Elbasan Librazhd pa e prekur bregdetin. E enjtja dhe e premtja rrebeshe më të shpeshta në territor, rrezikohet edhe bregdeti. Një mot fantastik na pret nga e shtuna deri të hënën”, tha meteorologia në Dita Jonë në A2 CNN.

Porja theksoi se një tjetër valë e të nexehtit em temperatura deri ën 41 gradë do të vijë nga data 8 korrik.

“Kemi thënë dhe më herët korriku është një muaj mjaft i nxehtë. Presim që një tjetër valë e nxehti të vijë gjatë korrikut, por java e parë e korrikut vijon me temperatura relativisht të freskëta do të thosha krahasuar me atë çfarë ne kemi përjetuar. Ndërsa presim sërish rreth datës 8 korrik dhe në vijim një tjetër valë të nxehti, një valë e nxehtë e cila do të jetë më afatshkurtër, por më intensive në vlera me vlera më të larta sesa 41 gradë celsius”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë Albana Koçiut, qytetarët i gjuajnë me vezë

Situata është tensionuar para Parlamentit ku janë shënuar përplasje...

Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme...

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është përballur me...

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

Prej  një muaji mijëra qytetarë shqiptarë, brenda dhe jashtë...