“Konflikti ishte i mbartur, ishim në dijeni”, Policia zbardh vrasjen, 3 të shoqëruar

Publikuar me datë:

Drejtuesi i Hetimit të Krimeve, Sejfulla Metko, ka zbuluar detaje të reja nga vendi i ngjarjes në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Metkos, përplasja mes viktimës dhe personit të dyshuar nisi rreth orës 14:00 në një lagje pranë vendit ku më pas ndodhi vrasja.

“Konflikti ndodhi rreth orës 14:00 në një lagje në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës”, deklaroi Metko. Ai bëri me dije se rreth 15 minuta pas përplasjes, autori i dyshuar është larguar drejt varrezave, sipas dëshmive të të pranishmëve në zonë.

“Pas 15 minutash, autori i dyshuar ka shkuar në drejtim të varrezave, sipas dëshmitarëve”, tha zv/drejtori i Hetimit të Krimeve. Metko konfirmoi se 20-vjeçari u qëllua me armë kallashnikov, ndërsa një thikë u gjet në dorën e të ndjerit. “Viktima është vrarë me kallashnikov. Viktima ka pasur një thikë në dorë. Ka pasur një konflikt mes këtyre dy personave”, sqaroi ai. Policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar ishte prej kohësh në kërkim nga autoritetet, ndërsa operacioni për ta arrestuar vazhdon ende. Hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të ngjarjes dhe po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, për të rindërtuar lëvizjet dhe konfliktin që çoi në vrasjen e të riut.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14 të qytetit.

Pas ndërhyrjes së shpejtë hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, autori i dyshuar është identifikuar, ndërsa është larguar menjëherë pas krimit.

Forcat policore kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollet intensive për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Po ashtu, tre persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në konflikt janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon punën në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat, për ta dokumentuar ngjarjen nga ana ligjore dhe për të identifikuar të gjithë personat e implikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqi/ 4-vjeçari mbytet në pishinë

Ishulli grek i Parosit është përfshirë nga një tragjedi,...

Tajlandë/ Të shtëna në shkollë, 9 viktima

Numri i të vdekurve nga të shtënat që ndodhën...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person

Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd,...