Klos/ Banorët e Unjajtë në protestë për rrugën: Jemi izoluar, fëmijët i kalojmë në krah në ditët me shi

Publikuar me datë:

Banorët e fshatit Unjate në Klos protestuan për gjendjen e degraduar të rrugës së tyre, duke argumentuar se pavarësisht kërkesave ndër vite nuk është ndërhyrë. Për rrjedhojë rruga është bërë gati e pakalueshme, kurse situata përkeqësohet me nisjen e reshjeve, ku shpesh mjetet mbeten mes baltës e gropave të thella që janë krijuar.

Të zhgënjyer, banorët thonë se në çdo fushatë elektorale iu është premtuar ndërtimi i rrugës, qoftë nga Bashkia e Klosit, qoftë edhe nga pushteti qendror, premtime që janë harruar me kohën.

Të gjendur përballë kushteve të vështira, banorët thotë se në ditët kur moti është i keq, detyrohen t’i kalojnë në krahë fëmijët për t’i çuar në shkollë. Fryrja e përroit e përkeqëson edhe më shumë gjendjen e rrugës, ndërsa tombinot për menaxhimin e ujërave sipërfaqësore nuk janë vënë ende në funksion, ndonëse janë dërguar në fshat prej 1 viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Apeli i GJKKO shtyn vendimin për ish-policin Ulian Shpataraku

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Anija kishte 2.1 ton kokainë në bord/ Gazeta spanjolle: Si po përdoren narko-velierat nga mafia shqiptare

Nga Jesus Hierro, ABC Narko-trafikantët shqiptarë janë gjithmonë e më...