Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Kliti Hoti, ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe mbështetës të Grupseksionit 4, ku është diskutuar për organizimin e strukturave të partisë dhe forcimin e komunikimit me qytetarët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoti ka vënë theksin te nevoja që demokratët të jenë më të pranishëm në terren, të dëgjojnë nga afër shqetësimet e banorëve dhe të angazhohen për problematikat që ata ngrenë.
Deputeti e cilëson bashkimin, organizimin dhe punën në terren si elemente të rëndësishme për forcimin e PD-së dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Shkodër.

