KFF Vllaznia përballet me Gramshin në gjysmëfinalen e “Final 4”

Publikuar me datë:

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra hyn në fazën më të rëndësishme të sezonit, teksa këtë të shtunë do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”.

Ekipi i KFF Vllaznia do të përballet me KF Gramshi në një ndeshje që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet në fushën e lojës.

Takimi do të luhet më 23 maj, në orën 13:00, në Fusha Sportive Reshit Rusi.

Vajzat kuqeblu synojnë një tjetër finale dhe vijimin e dominimit në futbollin shqiptar të femrave, ndërsa Gramshi kërkon të surprizojë dhe të sigurojë një vend në ndeshjen vendimtare të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related