Këshilli i Qarkut Shkodër propozon Astrit Kalanë për titullin “Dëshmor i Atdheut”

Publikuar me datë:

Këshilli i Qarkut Shkodër ka miratuar me votim të fshehtë propozimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, pas vdekjes, të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas vendimit të miratuar, propozimi vjen në vlerësim të kontributit dhe sakrificës së Kalasë në shërbim të drejtësisë. Familjarët e tij kishin kërkuar prej muajsh nisjen e procedurave për dhënien e këtij statusi.

Astrit Kalaja, me mbi 30 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, u vra brenda sallës së gjyqit në një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe riktheu në qendër të debatit çështjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Për ngjarjen u arrestua Elvis Shkambi, i akuzuar si autor i vrasjes, ndërsa në pranga u vu edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i dyshuar si bashkëpunëtor. Sipas hetimeve, krimi lidhej me pakënaqësinë e autorit ndaj një vendimi gjyqësor për një çështje pronësie në Shkodër.

Propozimi i Këshillit të Qarkut Shkodër do t’u përcillet institucioneve përkatëse për vijimin e procedurave ligjore për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related