Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër

Publikuar me datë:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori i njohur britanik kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër, këtë të dielë, 31 maj.

Çifti ishte i shoqëruar nga një grup i vogël të afërmish, sipas fotografive të publikuara nga The Daily Mail dhe The Sun.

Sipas Vogue, Lipa ka veshur një fustan shumë të veçantë nga Schiaparelli couture, dizajnuar nga Daniel Roseberry.

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kaluar nga një romancë e nisur në heshtje në një nga historitë më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.

Çifti nisi të përflitej për lidhje në janar të vitit 2024, kur u panë së bashku në një afterparty të “Masters of the Air” në Londër. Pak muaj më vonë, në korrik të po atij viti, ata e bënë lidhjen publike edhe në Instagram, duke konfirmuar romancën e tyre. Në qershor 2025, Dua Lipa konfirmoi fejesën në një intervistë për British Vogue, duke treguar se ishte një vendim i menduar dhe i qëndrueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related