“Kemi vendosur një bombë! Shpërthen pas dy orësh”/ E-maili që ngriti në këmbë policinë e shtetit, iu dërgua disa institucioneve

Publikuar me datë:

Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shëtit.

“Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpoërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”, thuhet në e-mailin e siguruar nga BalkanWeb.

Policia më dhënë detaje në lidhje me ngjarjen duke bërë me dije se kontrolle janë zhvillua në disa institucione, por se nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë.

Emaili kërcënues është dërguar edhe në disa institucione në Vlorë dhe Berat.

Në Vlorë, mes institucioneve që kanë marrë mesazhin kanë qenë Gjykata, Bashkia, Prokuroria, Siptal si edhe disa institucione të tjera. Mesazhi është dërguar përmes një adrese emaili të huaj dhe përmbante paralajmërimin: “Kujdes, kemi vendosur bombë”.

Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Vlorës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese.

Policia e Shtetit

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Andi Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen

Analisti Andi Bushati ka komentuar protestën, duke u ndalur...

27-vjeçari në Bathore bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në Spitalin e Traumës

Një 27-vjeçar nga Bathorja ka ndërruar jetë në Spitalin...

Zjarret/ 4 vatra aktive, problematike situata në Dajt dhe në qarkun Dibër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...