17 vite pritje, Muriqi bën “piratin” në Francë, Fenerbahce kualifikohet në Champions

Publikuar me datë:

Vedat Muriqi dhe Fenerbahce vënë në jetë një kryevepër të vërtetë, me ekipin turk që triumfoi në transfertë përballë Lyon duke siguruar një biletë për në fazën e grupeve në UEFA Champions League. Fenerbahce rikthehet në këtë fazë të Champions për herë të parë pas vitit të largët 2009, për këtë arsye ky kualifikim kishte një shije të veçantë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës bëri protagonistin në transfertën franceze pasi hapi siparin e golave, ku fillimisht goditi topin me kokë dhe më pas me një goditje të fortë brenda në zonë tundi rrjetën. Goli bëri me krah ekipin turk pasi katër minuta më vonë, në të 28-tën dyfishuan shifrat me Brown.

Lyon u përpoq të rikthehej në lojë, ngushtuan shifrat me Fofana-n në minutën e 61-të, por më pas VAR iu kthye në makth duke i anuluar dy gola të tjerë për pozicion jashtë loje. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Fenerbahce rikthehet në fazën e grupeve në Champions pas një mungesë 17-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

27-vjeçari në Bathore bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në Spitalin e Traumës

Një 27-vjeçar nga Bathorja ka ndërruar jetë në Spitalin...

Zjarret/ 4 vatra aktive, problematike situata në Dajt dhe në qarkun Dibër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...