Kaos me pllakat në qendër të Shkodrës, Bashkia rikthen punimet në “Marin Biçikemi

Publikuar me datë:

Punimet në rrugën “Marin Biçikemi”, pranë Katedrales së Shën Shtjefnit, janë rikthyer sërish në vëmendje, por këtë herë për riparimin e pllakave të dëmtuara në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Pamjet e publikuara tregojnë punëtorë dhe mjete në terren, ndërsa qytetarët përballen me kufizime në lëvizje dhe ndërhyrje të vazhdueshme në infrastrukturën e qendrës.

Sipas kritikëve, fakti që pllakat po riparohen sërish pak kohë pas ndërhyrjeve të mëparshme ngre pikëpyetje mbi mënyrën si janë realizuar punimet dhe mbi fondet e shpenzuara për mirëmbajtjen e qytetit.

Nga ana tjetër, Bashkia Shkodër deklaron se puna po vijon për përmirësimin e infrastrukturës dhe estetikës urbane, duke e cilësuar ndërhyrjen si pjesë të punimeve të përditshme në territor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...