Jazz-i pushton Shkodrën, mbyllet me sukses edicioni i 17-të i festivalit

Publikuar me datë:

Mbrëmja e sotme shënoi përfundimin e edicionit të XVII-të të “Shkodra Jazz Festival”, me një koncert të veçantë që solli atmosferën karakteristike të jazz-it në zemër të Shkodrës. Në sheshin para Bashkisë, të apasionuarit pas muzikës patën rastin të dëgjojnë interpretime nga Tiziana Cappellino Trio dhe Mario Marzi & String Quintet, në një event që bashkoi muzikën, artin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë mbështeti koncertin e Tiziana Cappellino Trio, duke i ofruar kështu festivalit një pasuri të re në marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë.

“Shkodra Jazz Festival” mbetet një ndër ngjarjet më të spikatura të jetës kulturore në Shkodër. I themeluar në vitin 2005 për të nderuar muzikantin e njohur shkodran Rrok Jakaj, ky festival ndër vite ka sjellë në qytet grupe dhe artistë të njohur të jazz-it, duke e shndërruar Shkodrën në një qendër të rëndësishme të kulturës muzikore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...