Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Publikuar me datë:

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28 korrik, prefekturën Kumamoto në jug të Japonisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të mëdha në rrugë dhe ndërtesa, si edhe një shpërthim në një qendër tregtare, ku dyshohet se ka viktima dhe persona të bllokuar nën rrënoja.

Sipas transmetuesit publik NHK, pas shpërthimit në qendrën tregtare më të madhe të prefekturës, rreth 20 deri në 30 punonjës rezultojnë të zhdukur.

Policia beson se disa persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Tërmeti ka shkaktuar dhjetëra të plagosur. Një spital raportoi mbi 50 të lënduar, ndërsa një tjetër priti rreth 40 persona, mes tyre 10 në gjendje të rëndë. Disa persona të tjerë mbetën të plagosur pasi lëkundjet dolën nga shinat një tren të shpejtësisë së lartë.

Autoritetet shpallën fillimisht alarm për cunami, por ai u hoq pak më vonë. Agjencia Japoneze për Rregullimin Bërthamor bëri të ditur se nuk janë konstatuar probleme në tre centralet bërthamore pranë zonës së goditur.

Kryeministrja Sanae Takaichi konfirmoi se tërmeti ka shkaktuar të plagosur, ndërprerje të energjisë, zjarre, dëmtime në rrugë e ura, si dhe shembje ndërtesash. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen në vende të sigurta dhe të qëndrojnë vigjilentë për shkak të rrezikut nga pasgoditjet e forta.

Rreth 300 mijë banorë janë urdhëruar të evakuohen në qendrat e emergjencës, ndërsa qindra ushtarë janë angazhuar për operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit.

Për arsye sigurie janë pezulluar të gjitha linjat e trenave të shpejtësisë së lartë dhe trenat lokalë në ishullin Kyushu. Gjithashtu është mbyllur pista e aeroportit Aso Kumamoto dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojnë fluturimet.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto. Një dëshmitar tha se, ndërsa po pastronte enët e thyera nga tërmeti në një lokal pranë qendrës tregtare, dëgjoi një shpërthim shumë të fuqishëm. Sipas tij, një re e madhe tymi u ngrit në ajër dhe zona u mbulua nga pluhur që ngjante me hirin vullkanik.

Zëdhënës të Aeon thanë se klientët dhe punonjësit u evakuuan menjëherë pas tërmetit, ndërsa shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë qytetit Uki, rreth 20 kilometra në jug të qytetit Kumamoto, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti ndikoi edhe në aktivitetin e disa kompanive të mëdha. TSMC njoftoi se të gjithë punonjësit në fabrikën e saj në Kumamoto janë të sigurt dhe se po vlerësohen dëmet. Edhe Sony dhe Fujifilm evakuuan stafin nga fabrikat e tyre në zonë.

Kompania energjetike Kyushu Electric Power bëri të ditur se rreth 48 mijë banesa mbetën pa energji elektrike, ndërsa kompania hekurudhore JR Kyushu pezulloi shërbimin e trenave.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, pasi ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. 10 vjet më parë, dy tërmete të fuqishme në Kumamoto shkaktuan 275 viktima dhe plagosën mbi 2 700 persona.

Si pasojë e tërmetit, u dëmtuan sërish edhe disa pjesë të mureve të Kalasë historike të Kumamotos. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]