Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na vini në provë me “aventura të rrezikshme” në Siri

Publikuar me datë:

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan kundër çdo ndërhyrjeje të mundshme në Siri, duke e akuzuar atë se po e çon Turqinë drejt “aventurave të rrezikshme”.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Katz deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë asnjë entitet të përbëjë kërcënim për sigurinë e tij.

“Është e preferueshme që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime boshe dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk, në vend që të vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”, u shpreh ministri izraelit.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Izraelit dhe Turqisë për zhvillimet në Siri, ku të dyja palët kanë interesa të ndryshme strategjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkodër, përkujtohet 80-vjetori i Kryengritjes së Postribës

Me një ceremoni solemne pranë memorialit në qendër të...