Ishte në kërkim për tre ngjarje kriminale, esktradohet nga Italia 38-vjeçari nga Dibra

Publikuar me datë:

Fadil Tërnova, 38 vjeç, i njohur si “i forti i Dibrës”, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, ku do të dalë para drejtësisë për një sërë akuzash të rënda penale.

Autoritetet shqiptare e kishin shpallur Tërnovën në kërkim për tre episode të ndryshme kriminale, përfshirë vrasje me dashje e mbetur në tentativë, goditje për shkak të detyrës dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik.

Referuar materialeve të hetimit, në vitin 2024 Gjykata vendosi masën “arrest në burg” në mungesë ndaj Tërnovës, pasi akuzohet se gjatë një konflikti verbal në rrugën Bulqizë-Tiranë, tentoi të vriste me armë automatike shtetasin Afrim Peti.

Gjithashtu, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2023, Tërnova akuzohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të ushtruar dhunë ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke u ngarkuar me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.

Në vitin 2018, Tërnova u dënua me dy muaj burg për mosbindje ndaj punonjësve të Policisë së Rendit Publik, dënim të cilin autoritetet bëjnë të ditur se ai ende nuk e ka vuajtur.

Problemet e tij me drejtësinë kanë nisur që në vitin 2009, kur u përfshi në një incident me plagosje të rëndë. Në vitin 2013 ai u dënua për vrasjen e biznesmenit të kromit, Shefqet Shehu.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 38-vjeçari iu dorëzua strukturave të sigurisë dhe do të përballet në gjykatë me akuzat që i rëndojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të...