Ishte me pushime me familjen, ndërron jetë ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

Publikuar me datë:

Skënder Haluci, jurist me përvojë të gjatë, avokat dhe dikur kryetar i Gjykatës së Vlorës, është ndarë nga jeta. Ai njihej gjerësisht si një figurë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe jetën publike në Shqipëri.

Gjatë viteve të punës, Haluci mbajti poste kyçe, përfshirë drejtimin e Gjykatës së Vlorës si dhe detyrën e komisionerit pranë Avokatit të Popullit.

Përveç kontributit profesional, ai kishte qenë edhe i burgosur politik, ndërsa për shumë vite ushtroi profesionin si jurist dhe avokat.

Familjarët kanë bërë të ditur lajmin për ndarjen e tij nga jeta.

Haluci po qëndronte në bjeshkët e Tropojës për pushime me familjen. Në orët e para të mëngjesit, u shpreh familjarëve se nuk ndjehej mirë; pak çaste më vonë, ai u gjet pa shenja jete.

Vitin 2020 shënoi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Në atë kohë, Haluci e cilësoi këtë veprim si “një dënim me vdekje që atij i ishte dhënë për herë të dytë.”

Haluci u vu nën akuzë në vitin 1983, me pretendimin se planifikonte “t’i bënte atentat Ramiz Alisë në Tropojë.”

Arrestimi i tij ndodhi gjashtë muaj pas vizitës së Ramiz Alisë në Tropojë, ku më pas iu dha dënimi me vdekje. Megjithatë, një muaj më vonë, Presidiumi i Kuvendit Popullor i zbuti dënimin nga me vdekje në 25 vjet burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related