IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Publikuar me datë:

Tendencat demografike në Evropë po shfaqin një realitet të ri kompleks, ku Shqipëria figuron si një nga vendet më të prekura nga dinamikat e kombinuara të rënies së fertilitetit dhe emigracionit masiv të popullsisë në moshë riprodhuese. Sipas Raportit Botëror të Migracionit 2026, ndërsa Evropa po kalon nëpër ndryshime të thella strukturore, rajoni ynë mbetet në qendër të një krize demografike që rrezikon të thellohet në dekadat në vijim ku Shqipëria është ndër vendet me te prekura.

Raporti nënvizon se në vende si Shqipëria, Lituania, Moldavia dhe Bosnjë-Hercegovina, procesi i emigrimit po ndikon drejtpërdrejt në humbjen e lindjeve të mundshme. Ndërsa kontinenti evropian ka parë një rënie të numrit të qytetarëve të tij që jetojnë jashtë vendit , nga rreth 20 milionë në vitin 1990 në 16 milionë në vitin 2024 – Shqipëria ndjek një trajektore të ndryshme më një rritje te ndjeshme të qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet ku shkalla e lindshmërisë është nën nivelin e zëvendësimit. Emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese e përkeqëson këtë situatë, pasi largimi i të rinjve redukton potencialin demografik të vendit për të ardhmen.

Ndërsa disa vende evropiane, si Gjermania apo italia, arrijnë të zbusin rënien e popullsisë përmes imigracionit, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një rrjedhje të vazhdueshme të kapitalit njerëzor, gjë që e bën stabilizimin demografik shumë më sfidues.

Analiza e të dhënave (2005–2024) tregon se ndërsa vende si Luksemburgu, Malta apo Irlanda kanë shënuar rritje të popullsisë, një numër i konsiderueshëm vendesh, kryesisht në Evropën Lindore dhe Ballkan, kanë pësuar rënie të ndjeshme. Në shumë prej këtyre shteteve, përfshirë Shqipërinë, projeksionet parashikojnë vazhdimësi të kësaj tendence negative nëse nuk ndërmerren politika efikase për të nxitur fertilitetin dhe për të frenuar largimin e forcës së re të punës.

Raporti thekson se pasiguria gjeopolitike dhe migracioni i shkaktuar nga konfliktet dhe kanë ndryshuar hartën e korridoreve migratore në Evropë, duke e bërë Gjermaninë një nga destinacionet kryesore globale. Megjithatë, për vendet si Shqipëria, sfida mbetet si të transformohet një ekonomi me emigracion të lartë në një ekonomi që ruan dhe zhvillon burimet e veta njerëzore në një kohë kur popullsia po plaket me shpejtësi./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda në Shkodër

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale. Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes […]

Vlorë/ 54-vjeçari humb jetën në paraburgim, dyshohet se pësoi infarkt

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një...

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar...

Plagosje me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, një person dërgohet në spital

Një incident me mjet prerës është regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat kanë nisur […]