Interi dhe Milani gati për projektin gjigant të ‘San Siros’, investimi arrin 2.3 miliardë euro

Publikuar me datë:

Interi dhe Milani janë gati të përshpejtojnë projektin për ndërtimin e stadiumit të ri “San Siro” dhe transformimin e zonës përreth, në një investim gjigant që parashikohet të arrijë në 2.3 miliardë euro. Vendimi i Gjykatës Administrative Rajonale (TAR), e cila i shpalli të papranueshme paditë kundër impiantit të ri, u ka hapur rrugën dy klubeve për të avancuar me planet e tyre.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, projekti parashikon ndërtimin e një stadiumi modern me kapacitet prej 71.500 vendesh, si dhe një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore dhe tregtare në zonën përreth.

Stadiumi i ri, gati në vitin 2031

Hapi i parë i rëndësishëm financiar është ndërmarrë që në nëntor të vitit të kaluar, kur Interi dhe Milani blenë stadiumin aktual “Giuseppe Meazza” dhe zonat përreth për 175 milionë euro, pa përfshirë zbritjet. Kostot e projektimit vlerësohen në rreth 99 milionë euro.

Ndërtimi i stadiumit të ri, që do të kushtojë rreth 708 milionë euro, pritet të nisë në verën e vitit 2027, me synimin që impianti të inaugurohet në verën e vitit 2031.

Projekti përfshin edhe rindërtimin e tunelit Patroclo, me një kosto prej afro 60 milionë eurosh, si dhe shpenzime për sigurinë dhe organizimin e kantierit, ndërkohë që stadiumi i vjetër do të vazhdojë të qëndrojë pranë zonës së punimeve.

Shembja e Meazza-s dhe transformimi i zonës

Pas hapjes së stadiumit të ri, duke nisur nga viti 2031, do të nisë shembja e impiantit aktual, një proces që parashikohet të kushtojë 115 milionë euro dhe të zgjasë rreth dy vjet. Nga ndërtesa ekzistuese do të ruhen vetëm disa pjesë të sektorëve blu dhe portokalli.

Më pas, do të vijojë transformimi i zonës dhe krijimi i hapësirave tregtare, me një investim shtesë prej 371 milionë eurosh. Objektivi është që i gjithë projekti të përfundojë deri në vitin 2036.

Afatet lidhen edhe me nevojën për të përmbushur kërkesat e UEFA-s në prag të Europianit 2032. Ndërkohë, më 29 tetor pritet të prezantohen pamjet e para zyrtare të projektit, të përgatitura nga studiot arkitekturore Foster + Partners dhe Manica.

Si do të financohet projekti?

Investimi do të mbështetet te një kombinim i kapitalit të vetë klubeve dhe financimit bankar afatgjatë, përmes një skeme të njohur si ‘project financing’. Kreditë dhe obligacionet do të shlyhen nga të ardhurat që do të gjenerojë stadiumi i ri.

Kompania ‘Stadio San Siro’ Spa ka siguruar tashmë një financim prej 354 milionë eurosh nga një grup bankash ndërkombëtare dhe italiane, mes tyre Goldman Sachs, Morgan Stanley, JPMorgan, MUFG Bank, Banco BPM dhe BPER Banca.

Interi dhe Milani presin që stadiumi i ri të rrisë të ardhurat e tyre vjetore me rreth 60 milionë euro, duke e kthyer projektin në një investim strategjik për të ardhmen financiare dhe sportive të dy klubeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Francë/ Protestat sjellin ndryshime, shtyhet ndeshja e PSG

Përballja mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, e caktuar...