Integrimi/ BE i kujton sërish Shqipërisë luftën kundër korrupsionit

Publikuar me datë:

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim në Tiranë me përfaqësues të Shqipërisë, ku në fokus ishin diskutimet mbi procesin e integrimit.

Në një postim në rrjete sociale, delegacioni i BE-së, shkruan se ambasadorët shkëmbyen mendime mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit ndërsa kanë rikujtuar si çështje urgjente luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas njoftimit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka theksuar se, për të arritur objektivin ambicioz të mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e reformave, duke garantuar njëkohësisht cilësinë e tyre gjatë gjithë procesit.

Reformat që lidhen me integrimin në BE duhet të përgatiten mirë, të konsultohen gjerësisht me palët përkatëse dhe të zbatohen në mënyrë efektive, për të sjellë përfitime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve. Dialogu me vendet anëtare të BE-së është gjithashtu thelbësor në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...