Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas përdorimit të një citimi nga Alexis de Tocqueville nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar socialist. Zhupa e akuzon Ramën për manipulim të qëllimshëm të tekstit, duke lënë jashtë një pjesë thelbësore të tij.
Sipas deputetes Zhupa, Rama ka hequr fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, gjë që ajo e konsideron si një “autogol” politik.
Zhupa argumenton se, duke cituar këtë frazë, Rama në fakt pranon se është në krye të një “qeverie të keqe”. Ajo e përfundon reagimin e saj duke i kërkuar Ramës dorëheqjen: “Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve. Rama, jep dorëheqjen!”
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.
Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.
Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.
Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!

