IBAR u votua sot nga COELA / Çfarë e mbajti peng raportin e rëndësishëm për negociatat e Shqipërisë me BE?

Publikuar me datë:

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë.

Pas këtij zhvillimi, dosja pritet të kalojë në COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bëhet edhe sanksionimi formal i mbajtjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Po çfarë e mbajti peng deri më tani raportin e rëndësishëm për negociatat e Shqipërisë me BE?

Sipas dokumenteve të publikuara nga gazetari Osman Stafa, thuhet se raporti i IBAR për Shqipërinë u bllokua për shkak të shqetësimeve të forta të disa vendeve të BE-së për mënyrën si po funksionon shteti shqiptar, drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe raporti i politikës me SPAK-un.

Versioni i parë i raportit, i hartuar në shkurt 2026, kishte një gjuhë më të butë dhe fliste për “progres” të Shqipërisë. Por në maj 2026, pas negociatave mes vendeve anëtare, teksti u ashpërsua ndjeshëm.

Për herë të parë, Bashkimi Europian përmend drejtpërdrejt SPAK-un dhe shpreh shqetësim për “përpjekje të shtuara dhe shqetësuese” nga politikanë dhe zyrtarë, “përfshirë nivele të larta”, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë.

Një tjetër pikë e fortë lidhet me Parlamentin dhe imunitetin e zyrtarëve të lartë. Raporti shton si kusht respektimin e standardeve europiane për heqjen e imunitetit dhe përmend vendimet e Komisionit të Venecias. Po ashtu, Bashkimi Europian shpreh keqardhje për disa vendime të mëparshme të Parlamentit lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve dhe deputetëve. Kjo çështje i referohet çështjes së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës Spak kërkoi heqjen e imunitetit, por që socialistët e rrëzuan me votë duke e mbrojtur atë.

Në raport është ashpërsuar edhe gjuha për korrupsionin. Në draftin e shkurtit, korrupsioni konsiderohej “shqetësim serioz”. Në versionin e majit, ai quhet “shqetësim vendimtar”, një nga formulimet më të rënda që përdor zakonisht diplomacia europiane.

Për herë të parë, dokumenti përmend edhe “rrjetet e patronazhit”, duke kërkuar masa kundër keqpërdorimit të shtetit dhe burimeve publike për qëllime politike.

  • Raporti ngre shqetësime edhe për:

  • sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme;

  • mungesën e transparencës te ndërmarrjet shtetërore;

  • problemet me pronat në bregdet;

  • shpronësimet pa kompensim të drejtë;

  • rotacionet dhe integritetin në polici.

Në dokument thuhet gjithashtu se Shqipëria duhet të trajtojë “çrregullimet në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit”.

Ndryshimet tregojnë se disa vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar kushte më të forta dhe më konkrete për Shqipërinë përpara avancimit të mëtejshëm të negociatave. Raporti i majit konsiderohet dukshëm më kritik ndaj qeverisë shqiptare sesa drafti fillestar i shkurtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...