“I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës

Publikuar me datë:

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të fortë në intervistën e tij për “Çim Peka Live”, ku pretendoi se është kërcënuar nga një person që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama. Ahmetaj tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga një ish-koleg, i cili i kishte kërkuar të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas, sipas tij, një prej koordinatorëve të lidhur me Ramën kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij.

“Më mori një ish-koleg, më tha: ‘Ki kujdes’. E keni zakon që thoni fjalët: ‘Nuk na rruhet’. Mua më dhemb familja ime”, tha Ahmetaj.

Ai pretendoi se për kërcënimin kishte informuar edhe një drejtues, duke cituar shprehjen që, sipas tij, ishte përdorur ndaj tij: “E vras me dorën time”. Ahmetaj tha se nuk tërhiqet përballë këtyre presioneve dhe se do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

“Mos më bëni si trima, se unë jam i fundit trim në Shqipëri, por për veten time do të kthehem në çelik”, deklaroi ai në “Çim Peka Live”. Në fund, ish-zëvendëskryeministri iu drejtua edhe qytetarëve shqiptarë, duke e mbyllur deklaratën me thirrjen: “Po shqiptarët!”

Deklaratat e Ahmetajt janë pretendime të tij të bëra gjatë intervistës dhe mbeten për t’u provuar nga institucionet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bie zjarr pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër

Një zjarr u shfaq pranë Fushës së Aviacionit në...

Tiranë/ Të shtëna me armë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë. Dyshohet për...

Ukrainë/ Skandali i korrupsionit, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Ruslan Kravchenko, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, ka dhënë...