I sëmuri me kancer thirrje kumbuese nga protesta: Nga sot, ditë natë këtu, deri në dorëheqjen e Ramës. Bashkohuni!

Publikuar me datë:

Një thirrje emocionale u dëgjua nga një pacient me kancer, i cili po protestonte para Kryeministrisë.

Ai njoftoi se do të qëndrojë atje, natë e ditë, deri në rrëzimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Nuk kam ardhur këtu për të kërkuar mëshirë, por për drejtësi. Protestojmë prej 18 ditësh. Po ju flas si dikush që po lufton me kancerin për tre vite. Shpirti im është duke luftuar një kancer shumë më të thellë, atë të korrupsionit dhe shkatërrimit. Edhe pse kam plagë, unë do të qëndroj këtu, por çfarë ju pengon juve të jeni këtu? Që sot, nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu natë e ditë derisa zëri ynë të dëgjohet. Ose do të ngrihemi, ose nesër do të jetë tepër vonë. Ejani me mua, mos kini frikë. Ky qeveritar nuk jep dorëheqjen kurrë nëse ne nuk qëndrojmë këtu.
Kush dëshiron të qëndrojë me mua, është i mirëpritur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...