Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, në studion e "Kafe Shqeto" deklaroi se protesta masive qytetare ka shënuar pikën e kthesës për qeverinë, duke e futur Kryeministrin Edi Rama në një gjendje të rënduar politike dhe psikologjike, me sjellje publike që tregojnë se ka humbur kontrollin.
Spahia pretendoi se protestat kanë rrëzuar mekanizmin e propagandës dhe ushtrinë e patronazhistëve, ndërsa ngriti edhe akuza të rënda se kërcënimi ndaj deputetes Mariana Koçeku mund të jetë orkestruar nga vetë kreu i qeverisë për të frikësuar deputetët socialistë që mund të largohen nga mazhoranca.
Sipas tij, pakënaqësia brenda Partisë Socialiste po rritet dhe dorëheqja e Kryeministrit është tashmë e pashmangshme.
Pjesë nga deklarata:
Shiko, ajo metamorfoza e tij ishte e tmerrshme. Ajo ishte edhe një shprehje e një fragiliteti psikologjik të tij. Por tani, dua s’dua, nga një çikë ndërhyj edhe në aspektin profesional, në vlerësimin e karaktereve dhe të individëve të ndryshëm.
Dhe në këtë aspekt besoj se çdo shqiptar e ka të qartë që kryeministri shqiptar është nën një presion të jashtëzakonshëm, të cilin nuk e përballon dot. Siç duhet ta shohim nga veprimet e tij të pakontrolluara, e kemi parë në ato daljet publike, te ato festat e ngjashme të PS-së, i shpërfytyruar komplet. Ishte absurde. Me ato veprime dhe deklarata krejtësisht jashtë kontrollit, të turpshme në fakt për çdo personazh publik dhe, veçanërisht, për një kryeministër të një vendi.
Por e them edhe një herë: ishte nën presionin e tmerrshëm të atij që e kupton se është kapur në flagrancë në vjedhje dhe korrupsion, dhe tanimë i ka rënë maska, ajo aureolë e atij liderit europian.
Dhe i ka ndodhur edhe një problem tjetër. I ka rënë edhe ajo arma e fortë që ka pasur ai, algoritmi të cilin e kontrollonte plotësisht. Dhe fakti që tani kanë konkurruar, madje e kanë mundur në një betejë të tillë mediatike. E kanë mundur atë ushtrinë e patronazhistëve, të cilët hynin dhe kërkonin që, nëpërmjet metodave teknologjike, të dominonin opinionin publik. Tanimë ajo ushtri është mundur keqazi nga efekti që ka pasur një protestë kaq masive qytetare te opinioni publik.
Po të vësh re, një prej, le të themi, arritjeve kryesore të kësaj proteste ka qenë çlirimi i opinionit publik nga ajo dhunë e jashtëzakonshme e pushtetit të Edi Ramës, i cili kontrollonte pothuajse çdo media publike, kontrollonte mediat sociale, kontrollonte atë ushtrinë e patronazhistëve, të cilët ishin të infiltruar në çdo nivel të shoqërisë shqiptare dhe, ose nëpërmjet kërcënimit, ose nëpërmjet mënyrave të tjera, tentonin të orientonin opinionin publik.
Dhe në këtë aspekt mendoj se ai e ka kuptuar që e ka humbur edhe këtë betejë, ku ka pasur një prej armëve më të forta. Sigurisht që më pas ka kaluar te ai modeli i komunikimit totalisht të pakontrolluar. Të thashë, jo vetëm te ato daljet publike në festa.
Tani ka arritur në përplasje me UÇK-në, ka arritur në përplasje me fqinjët tanë, të cilët i ka akuzuar për përfshirje dhe mbështetje të shërbimeve të tyre sekrete te protesta. Tenton ta bëjë pis protestën duke insinuar sikur është e financuar dhe e mbështetur nga Irani. Kërkoi të përfshinte si objektiv të revoltës edhe presidentin Trump, por edhe aty dështoi keqazi. Përfundoi duke i ofenduar qytetarët shqiptarë me ato shprehjet e turpshme në anglisht, të cilat janë të papranueshme në gjuhën publike nga qytetarët normalë, e jo më nga një kryeministër.
Dhe të gjitha këto tregojnë, në një farë mënyre, edhe atë urrejtjen që ka tanimë ndaj qytetarëve, të cilët e sheh se ia kanë hequr totalisht vizën.
E shoh të pashmangshme dorëheqjen e tij. Është mënyra e vetme për ta rikthyer vendin edhe një herë në normalitet, në atë, në thonjëza, normalitet, në stabilitet, për të rikthyer edhe një herë paqen sociale, e cila është detyrim për çdo qeveri dhe për çdo kryeministër.
Tanimë është më se evident fakti që në Shqipëri nuk ka paqe sociale. Ata njerëz aty dalin sepse kanë një mijë e një arsye, gjithsecili prej tyre, për të treguar revoltën ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të saj. Ata njerëz dalin sepse kanë problematika me të cilat tanimë identifikojnë qeverinë shqiptare dhe kryeministrin shqiptar.
Dhe i ka rënë ajo pjesë e asaj frikës që kanë pasur nga kërcënimi i pushtetit apo nga, le të themi, interesat e lidhura me pushtetin. Sot, efekti që ka pasur kjo protestë është fakti që, po të dëgjosh në çdo tryezë, në çdo takim, në çdo grumbullim të qytetarëve, në çdo bisedë të tyre, një dhe vetëm një është kryefjala: Kryeministri Rama ka kryer punë. Kryeministri Rama duhet vetëm të largohet, në mënyrë që të çlirojë vendin nga kapja e korrupsionit, dominimi i krimit të organizuar dhe, për fat të keq, edhe nga ajo pesha e madhe e humbjes së shpresës, e cila është shumë shkatërruese.
Shiko, unë e kam thënë, e kam thënë edhe në daljet e tjera të miat. Për gjykimin tim, nuk janë Bajrat që e kanë kërcënuar Mariana Koçekun. Është Rama vetë. Dhe këtë e kam bindje absolute. Asnjë grup kriminal nuk mund të ndërmerrte një hap të tillë, pa një arsye shumë të fortë, ndaj një deputeteje.
Po sigurisht, pikërisht nga qëndrimet që ka mbajtur Edi Rama dhe nga urdhrat e Edi Ramës. Kam bindjen absolute që ka qenë pikërisht Edi Rama ai që ka aktivizuar këto grupe kriminale për të bërë presion ndaj një deputeteje, në mënyrë që, minimalisht, t’u japin sinjalin kujtdo deputeti tjetër që mund të imagjinojë apo të tentojë të shkëputet nga grupi parlamentar i PS-së.
Po patjetër. Patjetër. Besoj edhe ju e keni parasysh, mund të keni ndonjë informacion, që nuk janë të paktë deputetët e Partisë Socialiste të cilët e kuptojnë se tanimë varka po fut ujë.