I dënuar për trafik droge, arratiset nga burgu grek 48-vjeçari shqiptar

Publikuar me datë:

Një alarm është dhënë nga autoritetet greke pasi një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Koridhalos, në Athinë, rreth orës 09:00.

Sipas informacioneve paraprake, i arratisuri është një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim shumëvjeçar për çështje të lidhura me trafikun e drogës.

Autoritetet thonë se arratisja ka ndodhur nga zona e depos qendrore të materialeve brenda institucionit penitenciar, duke përfituar nga hapja e një dere dhe një moment pakujdesie të stafit, gjatë kohës kur po kryheshin veprime rutinë për nxjerrjen e mbeturinave.

Ndërkohë ka dyshime se ai edhe mund të jetë ndihmuar nga brenda burgut prej gardianëve, duke i krijuar lehtësira në arratisje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...