I akuzuar për mashtrim dhe falsifikim, ish-zëvenës drejtori, Gjura lë qelinë

Publikuar me datë:

Ish-zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës, Daniel Gjura, është lënë i lirë nga paraburgimi, pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Sipas informacioneve të bëra publike, gjyqtarja Enkeleda Halilaj ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Në bazë të vendimit, Gjura do të duhet të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër çdo të hënë të dytë të muajit, në orën 12:00.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, për sa kohë ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie apo dënim penal në fuqi.

Daniel Gjura, i cili kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, u arrestua më 7 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet. Ai po hetohet për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i ish-zyrtarit erdhi në vijim të një operacioni të Policisë së Dibrës, që zbuloi një skemë të dyshuar për tjetërsimin e pronave në qark, ku në hetim janë përfshirë edhe disa ish-zyrtarë dhe funksionarë publikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndeshja Spanjë-Belgjikë, dy gola në pjesën e parë, çerekfinalja mbetet e hapur

Pjesa e parë e çerekfinales mes Spanjës dhe Belgjikës...

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një pezullim të përkohshëm...