Humbi vëllanë nga zjarri e mbeti pa shtëpi, 70 vjeçarja jeton në shkallë prej 40 ditësh!

Publikuar me datë:

Emisioni investigativ “Stop” trajtoi mbrëmjen e sotme, më 8 maj, një rast tragjik, i cili është raportuar në redaksinë e “Stop”, ku 70-vjeçarja Afërdita Krasta ka humbur banesën e saj si pasojë e një zjarri të madh, ku ndërroi jetë edhe vëllai i saj.

Prej rreth 40 ditësh, ajo jeton pa një çati mbi kokë, duke u strehuar herë pas here te fqinjët.

Infermierja e lagjes, Mimoza Xhamaqi, tregon se e moshuara ndodhet në gjendje të vështirë dhe pa mbështetje.

Sipas saj, Afërdita nuk ka as kushtet minimale të jetesës dhe vuan edhe nga shumë sëmundje. Grupi ynë i xhirimit konstatoi se banesa është e shkatërruar pothuajse plotësisht nga zjarri, ndërsa fqinjët e kanë ndihmuar duke i siguruar edhe lidhje elektrike dhe kushte minimale higjienike. Megjithatë, e moshuara refuzon të hyjë në shtëpi për shkak të traumës.

Pas ndërhyrjes mediatike, rasti është referuar tek institucionet sociale, të cilat kanë bërë me dije se dokumentacioni është dërguar në strukturat e Emergjencave Civile për vlerësim të dëmit, ndërsa po pritet përfundimi i ekspertizës lidhur me viktimën.

Ndërkohë, është premtuar përfshirja e saj në skemën e ndihmës ekonomike dhe mbështetje psikologjike për të përballuar traumën. /Emisioni STOP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosen katër persona/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me betonët anësor te Mbikalimi i Kasharit

Një furgon me pasagjerë doli nga kontrolli pranë Mbikalimit...

13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të legjislacionit evropian, ja çfarë ndryshimesh propozojnë

Austria po udhëheq një aleancë të re për thjeshtimin rregullator, duke kërkuar një rishikim sistematik të mënyrës se si rregullat e reja do të ndikojnë në bizneset dhe një “pastrim të thellë” të rregullave ekzistuese që do të kryhet gjatë një “viti zbatimi dhe konsolidimi”. 13 shtete anëtare po i bëjnë thirrje Brukselit që të […]

Mbi 2 ton kokainë kapen në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar në bordin e velierës

Një operacion i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë...