“Humba gjithçka”, rrëfehet shqiptari që humbi gruan dhe djalin në aksident

Publikuar me datë:

Një familje shqiptare në Greqi është përballur me një tragjedi të rëndë, pasi një aksident automobilistik në Serres çoi në humbjen e jetës së një gruaje 43-vjeçare dhe djalit të saj 21 vjeç.

Ndërsa përjeton një dhimbje të thellë, bashkëshorti dhe babai i viktimave ka përshkruar momentet e vështira pas kësaj fatkeqësie.

“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka,” u shpreh ai.

Burime nga mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit në Serres. Automjeti ku ndodheshin nëna dhe djali u përplas në mënyrë ballore me një kamion, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të të dyve në vendin e ngjarjes.

Sipas deklaratave të shoferit 56-vjeçar të kamionit, ai po udhëtonte në korsinë e vet me një shpejtësi prej 75-80 km/orë, kur automjeti i viktimave humbi kontrollin dhe hyri në drejtimin e kundërt.

“Isha normalisht në korsinë time. Papritur pashë makinën që vinte drejt meje. U përpoqa të shmangesha, por nuk munda. Më përplasi dhe ndodhi tragjedia,” tha ai për median greke Mega.

Familja shqiptare kishte vite që jetonte në Paleokomi. Nëna dhe djali ishin të punësuar në të njëjtën kompani, e cila ndodhet në plazhin e Ofrynit, dhe të premten në mëngjes ishin nisur për në punë kur ndodhi aksidenti fatal.

Kamionisti mori lëndime të lehta dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Ndërkohë, autoritetet greke kanë hapur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related