Humb jetën 18-vjeçari nga Kosova në Kune të Shëngjinit, gjendet pa shenja jete në det

Publikuar me datë:

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Europe Explores: Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë...

Zjarret/ 4 vatra ende aktive, më kryesorja në Dajt-Qafë Priskë

Më 2 shtator 2026, në orën 20:00, të dhënat...